Kukan: S’ka asnjë dokument të BE-së ku i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 11:30 | Nga

Nuk ka asnjë dokument zyrtar i Bashkimit Evropian përmes së cilit insistohet që Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka thënë kryetari i delegacionit BE–Serbi i Komitetit për Stabilizim-Asociim të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

“Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm për ne. Në Parlamentin Evropian këtë dialog e kemi marrë shumë seriozisht. E gjitha varet se si marrëveshjet e arritura shndërrohen në realitet”, theksoi ai.

Kukan deklaroi po ashtu se ka presione direkte dhe indirekte për vazhdimin e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për të Jashtme dhe Siguri të Politikave, Federica Mogherini, nuk është shumë e pranishme në media, por është duke punuar në vazhdimin e dialogut për të arritur një rezultat pozitiv për të dyja palët dhe për ne në BE. Askush nuk është i kënaqur me kompromisin, por kjo është zgjidhja e vetme”, tha Kukan, raportojnë mediat serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme