Kuleta kritikon Gërvallën për deklaratën në Këshillin e Sigurimit: Detyra e juaja është mbrojtja e Kosovës

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, tha se është naivitet të synosh tërheqjen e investimeve të huaja dhe në të njëjtën kohë të denoncosh vendin për krim e korrupsion, duke iu referuar deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Postimi i plotë:

Ne njeren ane, te synosh terheqjen e investimeve nga jashte, e ne anen tjeter, ne institucionet dhe mediat me te fuqishme nderkombetare ta denoncosh vendin tend per krim e korrupsion, me se paku eshte naivitet. Cila eshte ajo kompani serioze qe vendose te investoje ne nje vend te tille? E nese mendon qe mund ta bindesh dike qe prerja midis dy pushteteve mund te behet si me thike, atehere naiviteti behet i dyfishte.

Detyra juaj brenda eshte luftimi i korrupsionit. Detyra juaj jashte eshte mbrojtja e Kosoves! Ju lutem bejeni dallimin!

Të ngjashme