Kumrije Sahiti: Do ta bëj të pamundurën që ta ngris nivelin e edukimit në Kosovë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Kumrije Sahiti, nëna e kreatorit kosovar Valdrin Sahiti, është bërë pjesë e listës së LDK-së për deputete.

Sahiti ka bërë publike edhe arsyet se pse ka vendosur ta zgjedhë këtë rrugëtim të ri politik.

Me këtë rast Sahiti, e cila aktualisht është Drejtoreshë e shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë, ka thënë se do ta bëjë të pamundurën që ta ngrisë nivelin e edukimit në Kosovë.

Në vijim mund ta gjeni të plotë shënimin e saj në Facebook:

Kam kënaqësinë dhe nderin qe te ndaj me ju, kete lajm aq te dashur per mua, familjen dhe shoqerine time.

Une Kumrije Kallaba -Sahiti, bashkeshorte dhe nene krenare e tre djemeve tashme te arritur, te realizuar ne bizneset e tyre private, profesoreshe e filozofise dhe sociolgjise, ish drejtoreshe e gjimnazit “Sami Frasheri” per shume vite, ish drejtoreshe e shkolles fillore “Faik Konica” per 8 vite, Drejtoreshe cilesie ne “Akademine Evolucion” bachelor degree per 2 vite, njeheresh Drejtoreshe ne shkollen fillore ”Asim Vokshi”. I jam shume mirenjohese partisr ne te cilen u antaresova dekada me pare, LDK qe me dhane nderin dhe privilegjin te jem pjese e listes per deputete ne kuvendin e Kosoves.

Gjate gjithe jetes sime i jam dedikuar edukimit dhe arsimit cilesor te femijeve te mi, per 40 vite ne 40 gjenerata jam e lumtur qe do kem mundesine te vazhdoj misionin tim ne arsimimin e brezave te rinj te Kosoves sepse jam e bindur qe eshte e vetmja menyre qe te ecim perpara me kombin tone. Fatkeqsisht ka kohe qe ndihem duarlidhur dhe e paafte per ndryshime cilesore, madje shume e deshperuar me rrjedhat e fundit… Si nje nene, grua, profesoreshe, madje si nje gjyshe e re do bej te pamunduren qe me zerin tim te ngre nivelet e edukimit ne Kosove dhe do kontribuoj fuqishem ne edukimin e popullit tim, vecanerisht te gruas kosovare.

Do shkeputem pak nga epiteti me i gezueshem ne bote; gjyshe! (me fal Bella) per te qene me prane gjithe femijeve qe meritojne arsim dhe edukim te barabarte, jo vetem privat ne mungese te kushteve bazike per arsimim. Cilesia e edukimit qe do i japim brezave tane do ta bejne nje komb te suksesshem ose jo. Duhet pare e ardhmja me largpamesi dhe kjo vjen vetem fale edukimit dhe forcimit te familjes dhe vlerave.

#shecandoit #mevjosenkryeministreë #kumrijesahiti57

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme