Kumrije Sahiti – drejtoresha shembull, ja si duket shkolla që ajo e menaxhoi dikur (Video/Foto)

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e LDK-së për deputet Kumrije Kallaba-Sahiti, ka udhëhequr për tetë shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Gjatë kohë sa ajo ka udhëhequr me këtë shkollë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, por edhe ka mbizotëruar rregulli dhe disiplina.

Por në këtë shkollë thash gjendja është ndryshe. Kjo mund të shihet edhe në bazë të disa fotografive që Kallaba-Sahiti i ka përcjell Ekonomia Online.

Kallaba – Sahiti, që dyzet vite ia kushtoi arsimit, ishte edhe drejtoreshë e Gjimnazit “Sami Frashëri” për shumë vjet.

Ajo ka sqaruar se sa ka qenë drejtoreshë në këtë shkollë ishin në funksion 10 kabinete, kurse tash janë shndërruar në klasa për mësim.

Synimi i Kumrije Kallaba – Sahitit, si deputete e ardhshme është të jap dijen dhe kontributin e saj në bashkërendimin e politikave dhe qasje konstruktive në përpilimin e një plani të arsimit, së paku 20-vjeçar, i bazuar në praktikat më të suksesshme ndërkombëtare.

Ajo beson se energjia dhe puna e palodhshme që do ta jap si deputete do të paraqes nevojat e shoqërisë dhe do të jetë e pranueshme nga i gjithë spektri politik.

Video si ishte “Faik Konica” sa menaxhohej nga Kumrije Sahiti:

Fotografi nga shkolla “Faik Konica” tash:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme