Kumrije Sahiti përkrah Vjosa Osmanit, merr mbështetje në Gjilan

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kumrije Sahiti po gjen përkrahje të madhe në çdo qytet të vendit, raporton EkonomiaOnline.

Ajo së bashku me kandidaten për kryeministre Vjosa Osmanin janë mirëpritur nga mijëra simpatizues në Gjilan, në mesin e tyre shumë gra të suksesshme.

Sahiti që për 40 vjet dha një kontribut të madh në arsimin kosovar, thotë se qytetarët po pajtohen me ndryshimet të cilat pritet të ndodhim pas 6 tetorit.

Ky është postimi i saj në faqen zyrtare në FCB:

Gjilani ❤️. Si vajze e këtyre trevave, dje ne Gjilan, zemra mal .

Qindra, mijëra përkrahës dhe dashamire ne një forme treguan vullnetin e tyre për ndryshime …. ata po e BESOJNE #LDK #vjosenperkrymenistre.

Të ngjashme