Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, paralajmërohet protestë masive

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetari nga Prishtina, Visar Dili ka filluar kampanjën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Aktivisti dhe iniciatori i kësaj platforme, tha për Ekonomia Online se kampanja e nisur nga e shtuna do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Ai dhe shumë qytetarë nga vendi po shprehin kundërshtinë e tyre përmes platformës online duke paralajmëruar edhe protestë para institucioneve përkatëse.

Tutje, Dili, që është nënkryetar i rinisë së AAK-së, thotë se kampanja e nisur nga ai, ka gjetur përkrahje tek qytetarët.

“Kampanja ka të bëjë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Pra siç e dimë nga e shtuna janë informuar qytetarët se do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për 100 për qind. Në kuadër të kësaj ne kemi nisur kampanjën kundër shtrenjtimit të energjisë në “Facebook”, ku ka marrë një hov shumë të madh, popullata janë duke e përkrah dhe kemi më shumë se 1000 hashtags në rrjetet sociale, qytetarët janë të mobilizuar dhe janë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike”,

Sipas Dilit, një rritje e tillë do të prekë mirëqenien e qytetarëve, andaj ai paralajmëron edhe protestë.

“Ne para dy ditësh e kemi mbajt një aksion para Qeverisë, ku kemi ndezur disa qirinj duke formësuar fjalën “kundrejt”, pra kundrejt shtrenjtimit të energjisë elektrike, gjithashtu do të kemi aksione në vazhdimësi deri në protesta. Pra nëse vazhdojmë të hasim në vesh të shurdhër, do të ftojmë protesta masive të qytetarëve”, tha Dili për EO.

Kujtojmë që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar para dy dite propozimin e KESCO-së në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompania furnizuese me rrymë, ka kërkuar dyfishimin e vlerës së tarifave të energjisë elektrike, duke dorëzuar kërkesën në ZRRE për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Lexo më shumë:

Të ngjashme