Kupchan: Serbia do ta njohë Kosovën, në këmbim të anëtarësimit në BE

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, ka thënë se Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, ka thënë Kupchan në një intervistë për Evropa e Lirë.

Sipas tij, ekziston një model për tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk është bërë shumë përparim në zbatimin e tij.

“Ka disa zhvillime, si ky me dokumentet personale, pastaj për çështjet ekonomike gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump, por programi i normalizimit ekonomik nuk është zbatuar, ashtu siç nuk është formuar as Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, ka një plan dhe jam shumë i bindur se si do të përfundojë i gjithë procesi”, ka shtuar ai.

Të ngjashme