Kupina s’merr votat e mjaftueshme për kryesues, shkohet në raundin e dytë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 11:31 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 25 vota, si i propozuar për kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në votimin kanë marrë pjesë vetëm 25 asamblistë, derisa 25 votat ishin pro Kupinës, raporton Ekonomia Online.

Këto vota nuk ishin të mjaftueshme për ta zgjedhur atë kryesues të Kuvendit Komunal, pasi i duhen 26 vota.

Propozimi i Kupinës nuk është pritur mirë nga AAK, të cilët kanë lëshuar sallën, ndërkohë që partitë tjera kanë qëndruar në sallë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke mos dhënë detaje për një koalicion të mundshëm me PDK-në ka thënë se “janë përafruar me të gjitha partitë”.

Afati i fundit për të zgjedhur kryesuesin është 6 janari, në të kundërtën, Prishtina shkon në zgjedhje të reja lokale për asamble.

Të ngjashme