Kuqi kërkon reagim të menjëhershëm të qeverisë për helmimin e qytetarëve në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi e ka quajtur skandal helmimin e rreth 900 qytetarëve në Deçan.

Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook ajo ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjendet përgjegjësi për këto helmime.

Kuqi është shprehur se helmimit të rreth 900 qytetarëve po i mungon vëmendja e pushtetit qendror.

Shkrimi i saj i plotë:

Mbi 800 qytetarë të Deçanit helmohen e përfundojnë duke pritur nëpër spitale. Ky është skandal i tmerrshëm të cilit, për fatkeqësi të këtyre qytetarëve, po i mungon vëmendja nga pushteti qendror. A kanë vendosur që popull ta shohin vetëm votuesin e tyre, edhe nëse kjo i bjen që 800 veta të vdesin?

Kërkojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime. Këta njerëz nuk mund të presin më.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme