Kur Haki Abazi e krahasonte Vetëvendosjen me PDK-në (Video)

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Albin Kurtit, Haki Abazi, i është bashkuar Lëvizjes Vetvendosje vitin e kaluar, saktësisht para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai nuk ka pasur çdoherë opinion të mirë për partinë që tashmë i takon. Në vitin 2017, Abazi në një intervistë për Express, kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e njejtë me Partinë Demokratike të Kosovës për nga qasja dhe forma e saj, shkruan Insajderi.

“VV nuk është duke bërë asgjë tjetër sesa që ka një grup më të sofistikuar në kokë, por formën dhe qasjen drejt komunave dhe politikës, është e njejtë me PDK-në”, kishte thënë asokohe zëvëndëskryeministri Hoti.

Mos e le pa degju… Haki Vetëvendosja, çka mendonte për VV-në, e tani zv.Kryeminister 😂Cila është e verteta…atëherë sigurisht ka folur me zemer, ndersa tani vetem për pozitë 🤮

Gepostet von Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Deçan am Samstag, 22. Februar 2020

Të ngjashme