“Kurrë më me PDK-në, Qeverinë do ta bëjmë me partitë e vogla”

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi ka deklaruar se partia prej nga vjen është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, por pas zgjedhjeve preferon të marr partitë e vogla për të formuar Qeverinë.

“AAK preferon të shkojë e vetme në zgjedhje pas zgjedhjeve të marrë partitë e vogla për të formuar Qeverinë, ku mund të jenë Nisma, AKR dhe PSD. Pas zgjedhjeve mund të flasim me LDK e LVV, por që PDK-ja do të shkojë në opozitë me PDK-në asnjëherë nuk do të bashkëpunojmë”, është shprehur Kadaj në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme pas thirrjes për intervistim nga Gjykata Speciale.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, pritet të bëhet më 22 gusht.

Të ngjashme