Kurteshi ankohet për vonesën e vazhdimit të seancës, Veseli kërkon falje

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 16:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka shprehur shqetësim për vonesën e vazhdimit të seancës që është paraparë të fillojë në ora 15:00.

Ai ka thënë se kjo vonesë ndodhi menjëherë pasi deputetët diskutuan për Programin e Kuvendit për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

“ Neve na është thënë se seanca do të fillojë në ora 3, por filloi me 45 minuta me vonesë, edhe nuk ka arsyetim. Se di a pajtohen kolegët tjerë veç kjo i bie ne bëjmë çka të dojmë dhe kur të duam. Ky është Parlament dhe duhet t’i përmbahemi një rregulle ose së paku tregoni që nuk doni t’i përmbaheni rregullës edhe secili prej nesh të vijë bash kur don”.

“Në pikën para saj biseduam për programin e Kuvendit për këtë vit, kurse në mbledhjen e parë pas asaj pike ndodhi një vonesë 45 minuta, për besë e keni obligim një herë ju bashkë me nënkryetarët me iu kërku falje kolegëve deputetë për këto vonesa”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar falje për këtë situatë pasi siç tha nuk ka qenë i informuar për pauzën.

“Tek vërejtja me vend e kolegut Kurteshi. Është e drejtë e plotësishme. Qysh disa ditë më herët e kam autorizuar tek kryetarët me vazhdu për këtë seancë, unë isha në takim, ndërpreva takimin vetëm për shkak saj. Përveç agjendave që kemi në seanca po duhet të takoj si kryetar Kuvendi personalitet që vijnë në vizitë tek kryetari i Kuvendit”.

“E pash, as nënkryetari Haliti, as Shala nuk kanë ardhur kur ka qenë pauza, nuk kam qenë i njoftuar, më vjen keq për këtë situatë.  Megjithatë në rastet tjera zonja Aida dhe Simiq, nënkryetarët të marrin menjëherë kryesimin. 15 minuta pritet kur ka paralajmërim është çështje tjetër se kryetari merr përgjegjësinë vet, në moment kur nuk ka paralajmërim dhe nuk ka qenë se unë do të isha në udhëheqje të seancës”.

Të ngjashme