Kurteshi: Gjendja e rëndë në arsim si pasojë e ndikimit të politikës

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 12:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur interpelanca për ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, e iniciuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismail Kurteshi.

Në fjalën e tij Kurteshi tha se gjendjen e rëndë në përgjithësi në arsim është si pasojë e ndikimit të politikës.

Sipas tij politikanët po e përdorin arsimin për përfitime personale dhe partiake, raporton Ekonomia Online.

Ai përmendi edhe kolegjet e shumta që janë hapë në Kosovë, e të cilat sipas tij nuk ofrojnë cilësi të duhur, ndërsa fajësoi edhe mësimdhënësit, prindërit, por edhe vet nxënësit.

Si rezultat i këtyre gjetjeve ai tha se ka ndodhur edhe dështimi në testin e PISA-s.

Të ngjashme