Kurteshi kërkon lirimin e “të burgosurve politikë” të VV-së

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 16:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-avokati i Popullit, tani deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të bëjë thirrje për lirimin e “të burgosurve politikë” të VV-së, raporton Ekonomia Online.

Në fillim të seancës, në të cilën në rend dite ishte votimi në lexim të parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018, Kurteshi ka folur për parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të miratuar nga OKB-ja para 70 vjetësh.

Ai ka thënë se një nga parimet kryesore të kësaj deklarate është dhe ruajtja e dinjitetit të njeriut.

Me këtë rast, ai ka kërkuar lirimin e “të burgosurve politikë” Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.

Ai, po ashtu, ka kërkuar drejtësi për aktivistët e tyre Astrit e Arbnor Deharin, Mon Balaj e Arben Xheladini, që sipas tij, janë vrarë nga “policitë kriminale”.

Të ngjashme