Kurteshi: Votat për Kurtin e Haxhiun i shkojnë VV-së, shqetësuese koha e shkurtë për dërgesat nga diaspora

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 14:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se votat të cilat do të jenë për Albin Kurtin si dhe për Albulena Haxhiun do të shkojnë për këtë subjekt politik.

krejt kjo ngase Kurti dhe Haxhiu nuk janë certifikuar nga Gjykata Supreme për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurteshi tutje ka thënë se kjo është mundësia e vetme për qytetarët që mos të diskriminohen.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk mund të ketë asnjë lloj manipulimi, pasi që sipas tij, KQZ-ja nuk mund të veprojë kundër vullnetit të qytetarëve.

“Ato vota gjitha do të shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është mundësia e vetme e qytetarëve që pa diskriminim që ashtu janë të dizajnuara fletëvotimet që në njërën anë mund të votohet subjekti politik dhe në anën tjetër janë 110 numra dhe është e drejtë ligjore që me zgjedh në mesin e 110 kandidatëve cilin do numër dhe kjo është e vërteta e vetme dhe aty nuk mund të ketë kurrfarë manipulimi, KQZ-ja nuk i fut në listën e kandidatëve numrat që janë hekë nga broshura por nuk mund të veprojë në asnjë mënyrë kundër vullnetit të qytetarëve dhe ato vota numërohen për subjektin”.

“Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin subjektin dhe kanë të drejtë të zgjedhin në mesin e kandidatëve 110 numra, ka qytetarë që nuk e zgjedhin asnjë kandidat, por vota për subjektin nuk humb sepse qëllimi i votuesit shihet kur e voton subjektin politik”, ka thënë ai për EO.

Ndërsa sa i përket mërgimtarëve ai ka thënë se janë miratuar më shumë se 102 mijë aplikime, mirëpo për VV-në shqetësuese mbetet koha shumë e shkurtër për dërgimin e votës nga diaspora, raporton EO.

“Te qytetarët që kanë preferenca kjo nuk mund të ndikojë negativisht, ne presim rezultate shumë të mira mirëpo këtë e dinë edhe të tjerët. Po tash është zyrtare se janë miratuar aplikimet e rreth 102 mijë mërgimtarëve rreth 30 mijë nuk janë miratuar mirëpo është një numër i madh i tyre që e kanë mundësinë të votojnë dhe do të hyjnë në listë pasi që janë bërë gabime të mëdha teknike”.

“Ne presim numër rekord të votave nga mërgata dhe ata le të votojnë për të cilët mendojnë janë më të mirët dhe nga përvoja e deritanishme VV-ja ka marr 60%-80% të votave të mërgimtarëve”.

Të ngjashme