Kurti: 23 vjet pas luftës, fqinji ynë verior nuk kërkon falje as nuk i pranon krimet – NATO i dha fund iluzioneve të Millosheviqit

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s ka kujtuar ndalimin e gjenocidit serb në Kosovë, 23 vjet më parë, kur edhe nisën sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe, raporton Ekonomia Online

Kurti ka falënderuar të gjithë që ndërhynë për të ndaluar serbët për krimet që kryenin në Kosovë.

Kurti kujtoi se qindra masakra janë kryer në Kosovë. Po ashtu ai ka kritikuar Serbinë që nuk po pranon krimet e veta tash e sa vjet.

“23 vjet më parë NATO u bashkua për ta ndalë gjenocidin. Gjenocidi i dytë në Evropën kontinentale. 19 shtetet arritën konsensus për të ndaluar Millosheviqin, i cili veçse kishte kryer gjenocid në Bosnje. Ndërhyrja e NATO-s ishte e nevojshme. Kur dhuna nisi të marrë masa gjenocidi, rezistenca ishte e pashmangshme. Ndërsa dështonin përpjekjet diplomatike amerikane, në Kosovë çdo ditë hapeshin varre për fëmijë, burra e gra që masakroheshin”, u shpreh Kurti.

“Mizoritë që shkaktonin serbët, në fund të vititt 1998 e në fillim të 1999, alarmuan bashkësitë ndërkombëtare. Në pranverën e vitit 1999 kemi pasur 20 mijë gra të dhunuara, 80 për qind u dëbuan nga shtëpitë. Sot i kemi mbi 1600 persona të zhdukur, 12 mijë civil të paarmatosur janë vrarë dhe ende s’ka drejtësi”, tha tutje kryeministri Kurti.

“23 vjet pas luftës, fqinj ynë verior as nuk kërkon falje as nuk i pranon krimet. Në vend të zbuloheshin ekzekutorët e krimeve, ata fajësojnë NATO-n për bombardime. Ata bashkë me Rusinë po keqinterpetojnë edhe ndërhyrjet në Ukrainë. Ajo në Kosovë, ishte ndërhyrje legjitime sepse Millosheviqi nuk po hiqte dorë nga spastrimi etnik. Ne kishim në njërën anë UÇK-në, dhe kjo ndërgjegjësoi ndërkombëtarët për të na mbështetur. Lufta mbrojtëse në Ukrainë, po gjen mbështetje të jashtëzakonshme nga perëndimi, sikur te ne atëherë.Ne kemi dënuar invazioninet e Federatës Ruse. NATO dhe të gjithë duhet ta mbrojë Ukrainën. 24 marsi 1999, pati sjellë shpresë por edhe vuajtje. Sot i përkujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë për liri. NATO i dha fund iluzioneve të Millosheviqit”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme