Kurti arsyeton vendimin e Sveçlës për dhënien e lejeve për deputetët që të marrin pjesë në seancë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 11:44 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Sveça që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë, raporton Ekonomia Online.

Kurti duke komentuar seancën e sotme e iniciuar nga PDK-ja, tha se pako emergjente është çështje e Qeverisë.

“Çështja e pakos është e Qeverisë. Ne kemi nevojë për donacione e solidaritet ndërkombëtar”.

“Ne kritikohemi që pako nuk është e mjaftueshme prej të njëjtëve njerëz pengohemi që të marrim kredi që ta rrisim shumën e pakos”.

“Për fazën emergjente qq ndodhemi kjo është e mjaftueshme. Është gabim të sillet një pako”.

Ai tha se lidhur me lejen e deputetëve për seancë duhet t’i drejtoheni ushtruesit të detyrës së ministrit Xhelal Sveçla.

“Janë të kota dhe janë jashtë temës dhe pyetjen e lejes duhet ta drejtoni UD Xhelal Sveçla”.

Të ngjashme