Kurti: Arti i Nexhmije Pagarushës do të mbetet i pavdekshëm

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar Akademia Përkujtimore në shenjë përkujtimi për Bilbilin e Kosovës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Familjarë, miq, artist, e krerë të shtetit, e shumë qytetar janë mbledhur për të bërë homazhe në shenjë përkujtimi për ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast u mbajt  edhe një minutë heshtje për të ikonën e muzikës shqiptare.

Kryemnistri Albin kurti, deklaroi se Nexhmije Pagarusha mbetet simbol i muzikës dhe filmit shqiptar.

Kurti theksoi se Muzika ka humbur ikonën kurse kombi anëtaren më të çmuar. Ndër të tjera Kurti ka folur edhe për jetën e saj, siç e quajti ai, sa e bukur edhe e trisht.

“Jemi mbledhur për t’i thënë lamtumirë një gruaje që ishte simbol i muzikës filmit. Muzika ka humbur ikonën e tyre kurse kombi ynë anëtaren më të çmuar. Ata që kishin fatin të punonin me të tregonin për disiplinën e saj. Ajo çdo herë jetonte për atë që bënte. Ishte një vajzë nga fshati larg qytetit në një kohë që nuk të ofronte mundësi dhe nuk ta falte suksesin.

“Nexhmija u lind në Pagarushë të komunës së Malishevës. Në moshën 4 vjeçare humbi nënën dhe mungesa e nënën e kompensoi tek babai i cili ishte shkëmbi i saj për rrugën e mundimshme në familjen e Veselit nuk kishin shumë të ardhura, ku ajo në shtëpi nuk kishte radio por ajo vazhdoi me këngën. Sapo i jepet mundësia për të kënduar ballafaqohej me realitetin e kohës. Babi Veseli ishte aty për ta mbështetur, duke u bërë adhuruesi is aj. Jë amanetin e saj kërkoi që të varroset ne vendlindje”

Kurti potencoi se arti i saj do të jetë i pavdekshëm.

“Në vitet e rinisë ka kënduar vepra të përkthyera Bethooven. Ajo la 5 albume dhe 88 këngë secila më e mirë se tjetra. Zëri i saj ishte unik. Dada nexh ishte bilbil i gëzuar por edhe i trisht. Bilbil poshtë një shteti diktaturë, por trishtimi nuk ishte i llojit modern, kishte kokë të madhe flokët korb të zi, buzëqeshje të gjerë dhe kur këndonte seç kishte një çehre të hershme por kurdo mund të kalonte në trishtim. Zonja e madhe Nexhmija që kur kishte filluar ne radio Prishtinë nuk kishte ndalur rreth 20 vite. Nexhmija e la skenën por jo edhe këngën.

“U nderua me çmime dhe medalje por gjithnjë mbetej e thjesht në madhështinë e saj. Nuk më takon vetëm mua shpërblimi por kulturës. E harxhoi jetën duke e gëzuar popullin. U shua fizikisht për tu lartësuar denjësisht

 Me 7 maj n2 ditëlindjen e saj ajo u dekorua nga presidenti Donald Trump, ajo tha se kurrë nuk e kam pritur këtë moment kaq të dashur. Por ne jemi me të përherë. Arti i saj është i pavdekshëm dhe do të na i mbush zemrat tona me gëzim. E sot e përherë le ta nderojmë emrin e saj. I përjetshëm le të jetë kujtimi për të”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme