Kurti: Asfalti nuk hahet, duhet të ndërtohen fabrika

Malishevë | 03 Qer 2017 | 19:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Malishevë. Kurti para banorëve të kësaj zone ka thënë se shumica e popullsisë janë të varfër dhe të papunë.

“Në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta. Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”, tha Kurti.

Ai tutje u ka bërë ftesë malishevasve që më 11 qershor t’ua marrin Kosovën nga dora atyre që kanë qeverisur deri tash.

“Ne me 11 qershor e kemi shansin, e kemi rastin, çastin që t’ua marrim atyre Kosovën nga dora. E ata le ta shtrëngojnë fort njëri-tjetrin në fundosjen e tyre”. Vetëvendosje do të hap një epokë të re të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Me 11 qershor le të festojmë bashkë, sepse do të fitojmë bashkë”, porositi Kurti.

Të ngjashme