Kurti: Bashkëndjejmë me ShBA-në, liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan, duke shtuar se shprehin solidaritet për atë ngjarje të rëndë dhe familjen, raporton EO.

Tutje, ai tha se vendosën lule të freskëta dhe shtoi se liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë.

“Me 11 shtator të vitit 2001 bota u trondit nga lajmi dhe u shokua nga sulmet e pamjeve terroristë të cilët vranë 2977 qytetarë dhe në këtë mënyrë shënuan sulmin më të tmerrshme terrorist”.

“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe ShBA e dëshmuan se janë komb i njerëzve të lirë dhe nuk bëjnë kompromis me vlerat ne nderojmë kujtimi për viktimat dhe shprehim solidaritet për atë ngjarje të rëndë dhe familjen. Këtu vendosëm lule të freskëta në memorialin që na kujton këtë ngjarje. Liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë”.

Të ngjashme