Kurti bën homazhe pranë arkivolit të aktores Leze Qena

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena, e cila vdiq dje në moshën 85 vjeçare.

“Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Të ngjashme