Kurti bën thirrje për protesta: Thaçi po e shet territorin për të mbrojtur veten

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti tha se Kosova gjendet në momente të vështira politike, prandaj edhe duhet mobilizim i përgjithshëm për të ndaluar proceset e dëmshme që sipas tij, po e presin vendin.

Kurti madje ka bërë thirrje për protesta paqësore kundër idesë së presidentit Hashim Thaçin për korrigjim kufijsh, raporton Ekonomia Online.

Ai në mbledhjen e 34-të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes shtoi se presidenti Thaçi po e shet territorin e Kosovës për ta bërë vetën të paprekshëm.

“Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme sepse po mbahet në momente të vështirë për shtetin e Kosovës. Presidenti Thaçi po e qet në shitje territorin e Kosovës për ta bërë vetën të paprekshëm, mirëpo ne nuk do ta lejojmë”.

“Situata politike është aso që ka nevojë për pjekuri dhe disiplinim të aktiviteteve sepse do të jemi në krye të protestave paqësore”.

Sipas tij, ideja për shkëmbim territorial sjell ndarjen e Kosovës në lumin Ibër dhe ndarjen e Preshevës nga Bujanoci dhe Medvegja.

“Duke u thirrur në Zajednicën po duan të japin një pjesë të mirë të territorit të Kosovës dhe të marrim një pjesë të Kosovës Lindore. Kanë bërë fond zhvillimor për veriun kinse për ta integruar veriun”.

“Thaçi na solli dy të këqijat të mëdha, ose thotë zgjedheni Zajednicën ose shkëmbimin e territoreve dhe ky shantazh i dyfishtë është i pakuptimtë. Kosovës u nevojitet dhe i takon asaj. Me qëndrimin e Thaçit në Serbi është forcuar qëndrimi qetnik”.

“Këta po thonë që po diskutojnë për të mirën e qytetarëve të Luginës mirëpo ndryshimi i territoreve dëmton shumë Luginën. Ideja për shkëmbim territorial sjell ndarjen e Kosovës në lumin Ibër dhe ndarjen e Preshevës nga Bujanovci dhe Medvegja. Ne duhet të angazhohemi në protesta që ta ndalim Thaçin”.

Hydajet Hyseni kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se Kosova ka gjetur dhe do të gjejë forcë t’i tejkalojë momentet e vështira, raporton EO.

“Kosova jonë edhe në momente krizash edhe në momente udhëkryqesh arrin të ndërtojë forca. Periudha që kemi kaluar ka qenë periudhe e ballafaqimit të shumë sfidave, mirëpo një humbje e veçantë që e kemi përballuar bashkërisht është humbja e Adem Demaçit”.

“Mirëpo ai na la porosinë dhe modelin e veprimit. Veprimtar si Adem Demaçi nderohen duke ndjekur veprën e tyre”, tha ai.

Të ngjashme