Kurti – Borellit: Dialogu duhet të rishikohet dhe rivlerësohet

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në takimin që sot patën në Kuvend të Kosoëvs me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të rishikohet.

Kurti ka shkruar në Twitter se me Borell e patën kanë diskutuar për dialogun, derisa, shton se ka pohuar se dialogu i lehtësuar nga BE duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet.

“Diskutim i frytshëm sot me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet. BE është një forcë për të mirë dhe mbetet e domosdoshme për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme