Kurti: Çmimet s’janë rritur veç për mësuesit e arsimtarët, por për të gjithë

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët, por për të gjithë.

Ai tha se në takimin me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin dhe këshilltarin e tij, mbrëmjen e 1 shtatorit, iu ofroi triumfin për ta publikuar bashkë pakon për përballje me inflacion.

Kurti shtoi se atyre iu ka pëlqyer pakoja, por siç tha ai më tej, s’kanë pranuar pasi kanë dalë nga takimi.

“Më datën 1 shtator në mbrëmje, jemi takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli me këshilltarin e tij, unë me ministrin tim, dhe ia kemi ofruar triumfin ta publikojmë bashkë pakon për përballje me inflacion.  Kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores, sepse është rezultat i trysnisë së tyre pakoja që ne po bëjmë, ju ka pëlqyer, por s’kanë pranuar pasi kanë dalë nga takimi e nuk e di me kë janë konsultuar. Atyre ju ka pëlqyer ideja që ne po sjellim pako për përballje me inflacion, triumfin do ta kishte BSPK-ja me datën 2 shtator. E me atë rast të mos detyrohesha unë që bashkë me ministrin e Financave ta publikoja pakon më 3 shtator”.

“Unë i kam takuar shumë herë BSPK-në edhe SBAShK-un edhe këshillin grevist. Ata thoshin që janë rritur çmimet, por çmimet nuk janë rritur në mënyrë specifike për mësuesit dhe arsimtarët. Nëse në markete do të shkruante çmimet e rritura vlejnë për arsimtarët dhe mësuesit ky do të ishte problem specifik”.

“Arsyeshmëria e mësuesve dhe arsimtarëve, SBAShK-ut dhe këshillit grevist ka qenë që çmimet janë rritur, çmimet janë rritur për të gjithë dhe për të gjithë ne kemi pakon e përballjes me inflacion”.

Më tej, kryeministri kërkoi nga opozita ta masin karshi zotimeve që ka bërë. Ai tha se në platforma elektorale ka qenë punësim dhe drejti, jo rritje pagash, megjithatë, u zotua se edhe kjo do të ndodhë.

“Një vërejtje, secili prej neve ka garuar me platforma elektorale. Ne e kemi pasur punësim dhe drejtësi, jo rritje pagash, paga do të rritet, por s’ka qenë zotim i yni elektoral. Ka qenë zotim i ndonjë subjekti opozitar, jo i yni, ky është dallim i madh. Më matni karshi zotimeve që kam bërë, jo karshi zotimeve të opozitës që s’është qeveri. S’mund të matem unë për sukses qeveritar sa i plotësoj kërkesat paraelektorale të atyre që janë në opozitë, kjo është absurde. Megjithatë, pagat do të rriten”, tha Kurti.

Të ngjashme