Kurti: Demarkacioni të korrigjohet para se të ratifikohet, luftimi i korrupsionit më i rëndësishëm

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 13:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tryezën me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, tha se përmirësimi i marrëveshjes pas ratifikimit do të jetë proces i vështirë.

Kurti tha se plotësimi i kriterit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të përmbyllet para atij të marrëveshjes për demarkacionin.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të gaboj në hapa ashtu siç është vërë deri më tani, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se janë dy zhvillime pozitive që kanë ndodhur kohët e fundit.

“Zhvillimi pozitiv është gatishmëria e Malit të Zi për të biseduar për shkak se vazhdimisht kanë thënë se kjo është çështje e Kosovës. Zhvillimi tjetër i ri është gatishmëria e Thaçit për të pranuar gabimet. Edhe ia ka mundur të thotë se nuk merret me këtë dhe ai është kufiri merreni ose lëreni, por ai është angazhuar nën trysninë e qytetarëve, ekspertëve por edhe të raportit të Bulliqit i cili konsideroj se ka probleme shkelej të raportit të Mehës”.

Sipas tij, tash po tentohet të bëhet gabim në hapa, duke e ratifikuar fillimisht demarkacionin e më pas të bëhet korrigjimi i vijës kufitare.

“Mali i Zi ka shprehur gatishmëri për të biseduar dhe Thaçi për t’i pranuar gabimet. Paralelisht me këtë kemi dy propozime në hapa së pari është që kjo marrëveshje të ratifikohet e pastaj korrigjimi. Kur ka gatishmëri së pari vjen korrigjimi pastaj ratifikimi dhe gabimin të është se në këto dy kriteret e mbetura për liberalizim të vizave ne duhet të përmbushim njëherë kriterin për demarkacionin e pastaj luftimin e krimit dhe korrupsionit. Për shkak se luftimin e korrupsioni është proces e marrëveshja është akt ne besojmë se fjalimi dihet të përfundohet procesi e më pas marrëveshjen. Mirëpo jo këtë javë”.

“Unë propozoj që së pari të përmbyllim procesin e i luftimit të krimit të organizuar dhe i korrupsionit e në të njëjtën javë të ratifikojmë edhe demarkacioni. Ne refuzojmë të gabojmë në hapa dhe ne i përshëndesim këto zhvillimet pozitive”.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca tha se çështje më e rëndësishme është mbrojtja e territorit ndërsa çështja e vizave është dytësore.

Ai tha se nëse marrëveshja për demarkacionin ratifikohet pa u korrigjuar fillimisht atëherë korrigjimi nuk do të bëhet më.

“Territori është kryesori vizat janë dytësore. Korrigjimi i paraprinë ratifikimit nëse ndodh e kundërta atëherë nëse ratifikohet pa u korrigjuar atëherë korrigjimi vdes. Kontrolli efektiv i territorit në pjesët e Kosovë nuk është kontroll i paligjshëm por në përputhje me marrëveshjen e atëhershme”.

Ish-anëtari i komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit ne Malin e Zi, Ali Lajçi ka shpjeguar aspektin historik

“Pika është në Çakorr nuk themi ne që është deri në Bjelluh e atje,por pika është në Çkorrë, pika është demografike dhe të tjerët e thonë që Çakorri është kah Mali i Zi por jo”

Ai ftoi deputetët që të ecin këmbë atje në mënyrë që me ditë se çka po voton.

“Nëse dikush e voton marrëveshjen e demarkacionit si të tillë atëherë do ta mallkoj djalli. Do ta mallkon historia. Territori i Republikës së Kosovës po rrudhet në mënyrë drastike”.

Të ngjashme