Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan Dole në një minutë heshtje, veç pse është mik i shqiptarëve

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minut heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole.

Por, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij, e kjo sipas deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, është bërë vetëm pse Dole njihej si mik i shqiptarëve.

Kurti shkruan se deputetët serbë janë ende të politika e para 20-30 vitesh.

Postimi i saj i plotë:

Deputetet e Listes Serbe nuk ngrihen ne kembe ne minutin e heshtjes per nderimin e vepres se diplomatit amerikan Bob Dole.

Vec pse njihej si miku i shqiptareve sot nuk jane as te e njerezishmja. Ata po i hakmerren per qendrimet e tij, sidomos ne vitet e ’90-ta. Pra ende jane te politika e para 30 e 20 vjetesh.

As te minimumi i respektit ne raste vdekjesh ku bashkohen njerezimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme