Kurti dhe Gërvalla njoftojnë ambasadorët e Kosovës për sanksionet ndaj Rusisë

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Aty u diskutua për agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse.

“Diplomatët tanë, me detyrë në vende të ndryshme të botës, u njoftuan nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve nga Rusia, Bjellorusia dhe dy rajonet e Ukrainës që shpallën ilegalisht “pavarësinë” . Me këtë veprim, Republika e Kosovës u rreshtua përkrah vendeve demokratike, në këtë betejë botërore kundër diktaturës e autokracisë”, u tha në takim.

Ambasadorët bënë të ditura pozicionet dhe zhvillimet e fundit të vendeve pritëse dhe vendeve të tjera që i mbulojnë.

Ata po ashtu njoftuan Kurtin dhe Gërvallën lidhur me angazhimin e tyre intensiv në përcjelljen e informacionit te vendet që mbulojnë për pozicionin e Kosovës në

Të ngjashme