Kurti dhe Mustafa edhe sot në takim

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa do të ulen në tavolinën e bisedimeve për të tretën ditë me radhë.

Ata do t’i vazhdojnë edhe sot pasdite negociatat për formimin e Qeverisë së re.

Kurti dje gjatë ditës ka thënë se janë në cep të marrëveshjes, ndërkaq takimi i tyre nuk ishte vendimtar për të mbetur që gjithçka të bisedohet sot.

Në mbrëmje është raportuar se të dy palët kanë rënë dakord, mirëpo gjithçka pritet të qartësohet gjatë ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme