“Kurti dhe Osmani mund të bëhen bashkë, nëse shkohet në zgjedhje të reja”

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se nuk duhet çuditur nëse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ti bashkojnë forcat, për të kandiduar së bashku në zgjedhje të reja.

Syla ka thënë, se një bashkim në mes të ish kandidates për Kryeministre nga radhët e LDK’së Vjosa Osmanit dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti është i mundur.

Sipas Sylës, nëse ky ngërç vazhdon edhe me tutje, ky bashkim shumë lehtë mund të ndodhë, dhe se kjo të mos i çudis asnjërën palë.

Duke pas parasysh takimeve të shumta në mes të VV’së dhe LDK’së, që nuk po japin asnjë rezultat, gjithashtu përçarjet brenda LDK, ku Osmani është aktorja kryesore, një kandidaturë e përbashkët në mes të Omanit dhe Kurtit shumë lehtë mund të ndodhë.

“Albin Kurti, do të bashkohet me Vjosa Osmanin, edhe bashkë do të kandidojnë në zgjedhje të reja, nëse vazhdon kështu ngërçi. Mos të çuditet dikush nga palët pastaj”, ka shkruar Syla në Facebook.

Të ngjashme