Kurti: Dialog me serbët e Kosovës në javën e parë si Kryeministër

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qysh në javën e parë në rast se fiton, do të fillojë dialogu me serbët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai tha se ky dialog është shumë i domosdoshëm.

“Është e domosdoshme që ta kemi një dialog të tillë në Institucionet shtetërore, i cili zhvillohet nga poshtë e nxitet prej lart. Ky dialog do t’i trajtoj ata si qytetarët të vendin tonë, me të drejta e liri. Unë nuk do të lejoj që serbët e Kosovës të i drejtojë Beogradi. Unë dua të dëgjoj drejtpërdrejt prej tyre, se cilat janë problemet e tyre”.

“Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë nuk mund të kalojnë dhe se qytetarët serbë të Kosovës kur nuk kanë protestuar për aktgjykimin e gjykatës kushtetuese, kanë treguar që Beogradi nuk i përfaqëson ata”.

“Dialog nga poshtë, i hapur, demokratik, shoqëror për zhvillim. Diskutim me serbët se si mund t’i ndihmojë shteti, për një fabrikë apo për shitjen e tyre në tregun kosovar të prodhimeve bujqësore që ata do t’i kenë”, ka thënë Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme