Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se procesi i dialogut Kosovë-Serbi asnjëherë nuk ka qenë më transparent, sa i përket institucioneve kosovarë.

“Jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri ndaj partive opozitare dhe kemi treguar kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe as interesat tona”, është shprehur Kurti.

“Pas çdo takimi publiku është njoftuar për qëndrimet dhe propozimet tona”.

Derisa në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për Asociacionin e Komunave Serbe, kreu i ekzekutivit është shprehur sikur ditë më parë: “S’kam qëndrim të ri. Jemi përgjigjur panumër herë. Nuk kam përgjigje të re. Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, është shpallur antikushtetues”.

Të ngjashme