Kurti dikur: 5 kushtet që Kosova duhet t’ia paraqesë Serbisë, ndryshe s’ka dialog (Video)

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2013 në një tribunë me qytetarë në Podujevë, kishte ligjëruar se si duhet të sillet Kosova në raport me Serbinë.

Kur kishte folur për dialogun, Kurti ishte kategorik se nuk dialogohet, madje nuk komunikohet fare me Serbinë, derisa ky shtet të plotësojë pesë lloje të kushteve.

Kurti, në videon e publikuar në Youtube, i shpjegonte këto kushte.

Vetëm pas plotësimit të tyre, atëherë thoshte Kurti mund të bëhet dialog.

Vetë ai, pasi u zgjodh kryeministër, ka shkuar në dialog dhe është takuar me Aleksandër Vuçiç në Bruksel, përkundër se kushtet që i kërkonte atëherë nuk janë plotësuar – ende.

Për më tepër, dialogu është një nga prioritetet e qeverisë.

Kurti, zëvendësin e tij të parë, Besnik Bislimin, e ka të angazhuar ekskluzivisht për dialog me Serbinë.

Gjithashtu është një grup ekspertësh që merr pjesë në dialog.

Madje, herën e fundit kur nga Brukseli kërkuan qetësim të situatës në Veri dhe rikthim në dialog, Kurti pranoi, por Vuçiç nuk donte të shkonte.

Kurti asnjëherë nuk e ka shpjeguar përse në vitin 2013 nuk bënte të dialogohej pa kushte dhe në vitin 2021 bën të dialogohet pa kushte?

Albanian Post ka provuar të marrë një përgjigje në këtë pyetje, por Qeveria është e mbyllur për mediumin.

Të ngjashme