Kurti: Do ta ndryshojmë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se nuk do të ketë zbatueshmëri të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti në seancë tha se do ta ndryshojë këtë marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

“…Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do ta kemi një komision të ri të emëruar, do të trajtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull përmes mekanizmave të veçantë që do t’i rekomandojë ky komision”.

“Unë do të bëjë maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht gabueshëm, e dëmshëm në vitin 2018 kur u pat ratifikuar ajo marrëveshje, e cila ia humbi territorin e saj Kosovës”.

Të ngjashme