Kurti: Do të insistojmë e angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 10:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, bëhen homazhe nga krerët shtetërorë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi të gjithë qytetarët për ditën e çlirimit dhe falënderoi kontibutdhënësit për përkushtimin qe ne sot e gëzojmë lirinë.

“Dua qysh në fillim të i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për ditën e lirisë. Këtë ditë e cila simbolizon shumëçka për të gjithë qytetarët tani, popullin e Kosovës që për dekada të tëra ishte i shtypur nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Siç e dini me 12 qershor, të gjitha forcat serbe u larguan nga Kosova pas krimeve të llahtarshme që kishin kryer ndaj popullatës civile në Kosovë dhe në Kosovë hynë forcat e NATOS, Ushtria Çlirimtare dhe u rikthyen edhe civilët të cilët ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre”.

Osmani për Presidentin Rugova tha se ai e bëri të qartë vullnetin politik të Kosovës para botës duke ndërtuar ura miqësie, për të cilat tha se edhe sot i shërbejnë vendit.

“Ne shprehim falënderimin dhe përkuljen tonë para kontributit të të gjithë qytetarëve të Kosovës në mënyrë që ne ta gëzojmë lirinë e mbi të gjitha shprehim falënderimin dhe përkushtimin tonë për të ecur përpara në rrugën e atyre që e trasuan rrugën tonë përpara për liri dhe pavarësi. Prandaj filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, presidentin historik dr. Ibrahim Rugova i cili mbi të gjitha e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës para gjithë botës duke ndërtuar ura miqësie të cilat edhe sot e kësaj dite i shërbejnë Republikës së Kosovës”.

Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti për Presidentin, Ibrahim Rugova tha se ka qenë intelektual i angazhuar dhe i

“Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë, lirinë e popullit dhe në të njëjtën kohë kujtojmë ata që kontribuan, punuan, u flijuan që ne të jemi edhe të gjallë edhe të lirë edhe me mundësi për përparim. Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësinë në politikë pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë këtu e 30 vjet më parë ishte intelektual i angazhuar i cili me insistimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare e të Kosovës në veçanti në kohën e okupimit të egër të Serbisë që kulmoi me gjenocidin kundër popullit tonë”.

Kurti u zotua se do të angazhohen për drejtësi, për viktimat, dëmet e vuajtjet që i janë shkaktuar gjatë kohës së luftës.

“Do të insistojmë e angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar. Në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës, i cili është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurte dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara”.

Të ngjashme