Kurti: Do të krijoj Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme