Kurti do t’i shkojë në takim nesër Thaçit

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se do të shkojë në takim me Presidentit Hashim Thaçi. Kurti ka thënë se do ti shkojë në takim si kryeministër sepse kështu është këshilluar nga këshilltarët e tij ligjor.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

Presidenti Hashim Thaçi pritet që nesër të nis takimet me krerët e partive politike, për të diskutuar lidhur me hapat që do të merren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Përmes një letre, ai ka ftuar në takim për të mërkurën në ora 10:00 në presidencë, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Të ngjashme