Kurti: Do t’i vizitojë komunat me shumicë serbe në vitin e dytë të qeverisjes

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se do të vizitojë komunat me shumicë serbe gjatë vitit të dytë të qeverisjes.

Kjo përgjigje e Kurtit erdhi pasi u pyet nga një gazetare serbe se kur do t’i vizitojë këto komuna.

“Unë nuk kam arritur që të vizitojë shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Por ky viti i dytë kur janë lehtësuar kushtet në pandemi, dhe kur qartazi varianti Omicron nuk është vdekjeprurës, sikurse ai Delta dhe kur vaksinimi është shumë i lartë do të mundësojnë më shumë që të dal në terren. Viti i dytë i qeverisjes do të jetë vit i daljes në terren dhe do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe”, tha Kurti, raporton EO.

Kryeministri Kurti po ashtu deklaroi se gjatë këtij njëvjetori nuk e ka bërë asnjëherë dallimin shqiptarë dhe serbë.

“Në qeverisjen tonë në nuk e kemi bërë dallimin shqiptarë dhe serbë dhe me komunitetet e tjera, sepse jam kryeministër i të gjithëve dhe i atyre 130 mijë serbë që janë në vendin tonë”, tha ai.

Të ngjashme