Kurti e arsyeton Konjufcën: Kushtetuta e Serbisë të ndryshojë, reciprociteti s’është hakmarrje

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 13:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë me gazetarë ka folur për procesin e dialogut dhe për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti duke folur për deklaratën e kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshojë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, tha se është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë.

Sipas tij, Kushtetuta e Serbisë, që e konsideron Kosovës pjesë të saj, është  vjetërsuar dhe duhet të mundësohet normalizim i marrëdhënieve.

“Sa i përket takimeve në Bruksel për kapitullin e ri ne kemi thënë që çështja e të pagjeturve nuk pret, për marrëveshjen gjithëpërfshirëse natyrisht që kërkohet ndryshimi i qëndrimit të Serbisë edhe sa i përket deklarimeve të tyre publike dhe Kushtetutës së tyre pasi që e kanë të vjetërsuar”.

“…duhet të ndryshohet dhe për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të ndryshojë Serbia dhe Kosova mund të ndryshojë qëndrimin karshi një Serbie të ndryshuar”.

Ai ka folur edhe për reciprocitetin me Serbinë, derisa tha se është ky kush i barazisë.

“Ne nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje por si koncept që derivon nga vlera e barazisë përveç se dobi është vlerë”.

“Unë nuk besoj që Kosova ndodhet nga ndonjë rrezik sa i përket këtyre vlerësimeve të brendshme se ku do të kërkojmë anëtarësime dhe kur”, tha Kurti.

Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin para 6 tetorit

I pari i ekzekutivit ka folur edhe për takimin me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak, duke shtuar se nuk kanë biseduar për arkivat dhe as për reciprocitetin, raporton EO.

Kurti, ka thënë që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor.

“Është mirë që Lajçak që erdhi dhe qëndroj në Kosovë se zakonisht që ka qëndruar disa orë. Ka zhvilluar një mori takimesh dhe besoj që kanë filluar të kuptojë situatën në Kosovë, nuk kemi biseduar tema që nuk janë përmendur në komunikatë, nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi samitin në Slloveni ndërmjet BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, s’ka datë të caktuar se kur është takimi i radhës”.

“Bisilimi ka pasur takime në Bruksel dhe ai diskuton hollësitë, nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave por kemi diskutuar për propozimet tona, as çështjen e reciprocitetit përveç që kam theksuar se krerët e shteteve të vendeve Evropiane kanë pranuar një letër nga unë dhe nuk kemi diskutuar as për ato katër marrëveshjet që do të mund të vijnë në shprehje me 6 tetor në Slloveni”.

“Me Qeverinë që e udhëheq unë nuk kund të vazhdojë avazi i qeverive të vjetra”, tha Kurti para gazetarëve.

Të ngjashme