Kurti e Gërvalla takohen me Lajçakun në Forumin e Prespës

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla janë takuar me emisarin special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit për të marrë pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”, njofton Klan Kosova.

Në këtë forum marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

Të ngjashme