Kurti e injoron Ramën, nuk takohet në Tiranë

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës shkon në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

Kjo po ndodh aktualisht në Tiranë me Vetëvendosjen, ku pak minuta më parë ka mbërritur vetë Albin Kurti. I pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu nëse do të ketë një takim mes tij dhe Edi Ramës, Kurti tha:

“Unë nuk do të kem takime të tjera, thjesht do të festoj”, duke shtuar se do t’i duhet të kthehet sonte në Kosovë, në pamundësi për të patur një takim me kryeministrin shqiptar.

Sidoqoftë Kurti deklaroi se një takim mes tyre do të ketë, dhe është çështje ditësh e jo javësh.

“Kryesor është liberalizimi i tregut dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri”, deklaroi ai.

Të ngjashme