Kurti: E kemi menaxhuar mirë situatën me COVID-19, infektimet mund të rriten edhe më tej

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për situatën shëndetësore në Kosovë.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se numri i të infektuarve në Kosovë ka mundësi të rritet edhe më tej.

“Unë i falënderoj qytetarët që po i respektojnë masat e qeverisë dhe udhëzimet e ekspertëve mjekësorë në mënyrë që t’ia dalim sa më lehtë me këtë krizë emergjente shëndetësore që ne nuk kemi përvojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se deri më tani Kosova ia ka dalë mirë përballimit të kësaj pandemie.

Kryeministri në detyrë megjithatë thotë ishte e domosdoshme marrja e disa masave më të forta për disa arsye.

“Në pranverë është edhe më sfiduese të qëndrohet në shtëpi”.

Kurti thotë se infektimet që janë bërë më herët po shfaqen tani dhe sipas tij infektimet individuale po bëhen familjare.

Të ngjashme