Kurti e Konjufca në takim me ambasadorin turk, i kushtohet rëndësi marrëdhënieve mes dy vendeve

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari Albin Kurti bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar Glauk Konjufca pritën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, takimi ka ndodhur dje, ku Kurti falënderoi ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe, në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore.

“Ambasadori Sakar vlerësoi rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë dhe shprehu interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e VV-së”, thuhet në komunikatë.

Në takim të dy palët theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avansimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik.

Takimi njoftues me ambasadorin Sakar u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Kurti e Sakar u pajtuan për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim të vijueshëm dhe takime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme