Kurti e mbron Rekën: Deklarata ishte e një profesori se sa e një ministri

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deklarata e ministrit Blerim Rekës ishte deklaratë më shumë e një profesori se sa e një ministri kur ka folur për korridorin i cili i mundëson Serbisë dalje në Detin Adriatik.

Kurti për deklaratën e ish-ministrit Veliut se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ka thënë se është e pa pranueshme.

“Deklarimi i tillë nuk u demantua në mëngjes nga udhëheqja, por u përkrah, pjesëmarrësi në një televizion fol më shumë se si profesor se sa si ministër, mirë po në një situatë kur presidenti merr një situatë ti merr goditje nga brenda. Të gjithë ne që jemi në qeveri duhet te jem të kujdesshëm për fjalën tonë publike sepse ajo nuk është një qytetari të lirë por e një shërbëtori ku pritjet janë shumë të mëdha”, ka thënë Albin Kurti.

Të ngjashme