Kurti e Mustafa pajtohen për një takim tjetër, ende s’ka marrëveshje

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 18:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Kurti e Mustafa nuk janë prononcuar para medieve, por zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se liderët janë pajtuar të takohen nesër, pa dhënë ndonjë detaj nga takimi i sontëm që zgjati rreth 3 orë.

“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë shkurt Mustafa duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për cilat pika nuk janë pajtuar dy liderët, Kurti e Mustafa.

Në takim nga LDK-ja u panë përveç Mustafës edhe Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Mustafa e Kurti takimin e sotëm e kanë nisur qysh rreth orës 15:00, teksa as pas tre orë bisedimesh nuk është arritur pajtueshmëri për koalicion.

Takimi i sotëm vjen pas afatit kohor prej 48 orësh të dhënë nga presidenti Thaçi për propozimin e kryeministrit.

Të ngjashme