Kurti e Mustafa takohen fshehurazi për taksën

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Një takim është mbajtur sot në Qeverinë e Kosovës në mes të kryeministrit Albin Kurti, kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, raporton Televizioni T7.

Temë kryesore e diskutimit ka qenë edhe këtë të martë, taksa 100 për qind e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, kanë bërë të ditur burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, nuk dihet me çfarë rezultati kanë dalë palët nga takimi.

Nga zyra e kryeministrit nuk janë përgjigjur për takimin të pyetur nga Televizioni T7.

Një takim në mes të partnerëve të koalicionit është mbajtur edhe të premten që lamë pas, megjithatë, nuk është bërë e ditur se çka janë dakorduar për këtë masë.

Me qëndrime të ndryshme dy partnerët e koalicionit kanë shkuar edhe në seancën e djeshme të thirrur nga opozita.

Të ngjashme