Kurti: Fatura që po paguajmë për energjinë pasojë e 20 viteve të kaluara, kriza do të zgjasë përtej dimrit

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe paralajmërimit për shtrenjtim të saj, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), ka ngritur nevojën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai gjatë konferencës për media pohoi se çmimet e reja do të jenë të papërballueshme, megjithatë ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë. Sipas tij, 75 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve dhe bizneseve që preken nga tarifat e larta.

“Ligjërisht ZRRE-ja dhe Bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga Qeveria. Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale, për më tepër janë larguar masat siç janë bllok tarifat. Heqja e bllok tarifave ka qenë gabim shumë i madh dëmet të cilat i kemi ndjerë tani, kjo krizë vetëm sa ka thelluar atë që po paguajmë. Fatura që po paguajmë është ajo e mosveprimit të mëse 2 dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë e termocentraleve. Në vend se të investohet në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qëndrore kanë bërë ndërtimin e mijërave banesave që varen nga energjia elektrike”, u shpreh Kurti.

“Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të vë në dispozicion një subvencion për sektorin e energjisë në 75 milionë euro. Kriza energjetike është shtrirë tek të gjithë”, ka thënë Kurti.

“Kosova për 20 vite i është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse, nëpërmjet veprimeve e shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme