Kurti e pret gjithashtu Cavusoglun, njofton Zyra e Kryeministrit

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati turk Mevlut Cavusoglu do të takohet sot me krerët e institucioneve të Kosovës.

E fundit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se shefi i Qeverisë, Albin Kurti do ta presë në zyrë Cavusoglun.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 11:50”, thuhet në njoftim.

Cavusoglu mbërriti dje në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe sot.

Takimi i parë i tij është paraparë me homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla – Schëarz në objektin e MPJD-së.

Pas takimit, në orën 10:00, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Me ministrin turk do të takohet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me fillim prej orës 11:00, Osmani do ta presë në kabinetin e saj Cavusoglun, ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media.

Të ngjashme