Kurti e Vitia mbajnë konferencë në ora 18:00, flasin për vendimet e reja

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt të thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 18:00.

Në këtë mbledhje parashihet të diskutohet për fazën e tretë të lirimit të masave dhe rihapjen e bizneseve.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për medie./EO

Të ngjashme