Kurti e vlerëson marrëveshjen për termocentralin “Kosova e Re” si shumë të dëmshme

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 13:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për  punën  e Qeverisë, marrëveshjen për termocentralin “Kosova e Re” e quajti si më të dëmshmen, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria aktuale është një Qeveri e madhe që e ka pasur një vendim të madh për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me Contour Global. Sipas kontratës Contour Globalit do t’i paguhen të gjitha këstet e kredisë”.

“Contour Globali e don edhe normën 8 të kthimit të brendshëm në kapital. Qytetarët do ta paguajnë riskun, do të japin falas tokën, të japim infrastrukturën e ujit dhe të negociojmë jashtë rregullave”.

Kurti ka kërkuar të shpërbëhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Ne insitstojmë që të shpërbehet Agjencia e Privatizimit dhe të formohet Fondi Sovran” .

Lexo më shumë:

Të ngjashme