Kurti e Vuçiq takohen dhe hanë darkë në Berlin, me ta është dhe Lajçak

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka filluar në orën 19:45.

Siç raporton RTK, darka po mbahet në periferi të Berlinit.

Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

Sipas Kurtit, në Europë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Europian, NATO-n e SHBA-në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK-në.

Të ngjashme